Fjalimi i Argitës në Kuvendin e Berishës, Klosi: Doli në emër të të shoqit! Me flakadanë s’mund t’i imponohesh Europës

Për herë të parë Argita Malltezi, mori pjesë në Kuvendin e PD-së së grupit të babait të saj, Sali Berisha, ku edhe mbajti fjalën e saj. Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë nuk e di se çfarë merite ka vajza e Berishës në PD e shtoi se problemi kryesor tani në atë parti është arrestimi i burrit të saj Jamarbër Malltezit. Sipas Klosit, ajo doli aty në emër të të shoqit pasi ai nuk flet dot se është brenda.

”Jo nuk shoh një trashëgimi pasi pastaj do të ishte skandaloze fare. Nuk e di çfarë merite ka vajza e tij. Se di pse kishte pranuar të fliste pasi problemi kryesor i PD-së sot është arrestimi i të shoqit. Ai është një problem i madh, tregon se i shoqi ka përgjegjësi penale. Ata po ngulin këmbë se prokuroria është e gabuar. Ka bërë menaxhime administrative biznesi dhe ka arritur të fitojë aty. Doli aty në emër të të shoqit. Meqë ai nuk flet dot se është brenda, doli ajo dhe foli”,-tha Klosi në ”Report Tv”.

Duke u ndalur tek aksioni i Rithemelimit me kaosin me flakadanë në Kuvend, Klosi tha me këtë mënyrë nuk fiton askush, edhe pse shtoi se ata që duan të qeverisin nuk mund të vijnë duke djegur Parlamentin.

SHKARKO APP