“Fjalimi i kryeministrit provokues”, Artan Hoxha: Nuk i takonte të fliste në atë mënyrë
Analisti Artan Hoxha për Ora News, e ka cilësuar fjalimin e kryeministrit Rama pasditen e sotme si provokim, justifikues dhe aspak argumentues.
Sipas Hoxhës, një prej arsyeve që protestuesit kanë dalë në rrugë është vrasja e Klodian Rashës, por edhe shumë arsye të tjera që i kanë bartur siomos në këto 7-8 muajt e fundit.
Artan Hoxha: Kryeministri e qeveria të heqin dorë nga provokimet. Fjalimi 20 minutësh i kryeministrit ishte provokues, nuk ishte qetësues. Ishte justifikues dhe jo argumentues. Ishte kamuflues e aspak zhbirilues. Nuk i takonte kryeministrit të fliste në atë mënyrë, aq më shumë pas një situate të tillë.
Përkundrazi, unë shoh që kjo masë e madhe protestuesit kanë si arsye vdekjen e Klodianit, por kanë edhe arsye edhe më të thella se sa kaq. Mjaftojnë edhe këto 7-8 muaj të një gjendje emergjence pandemie, që kanë shkaktuar stres të jashtëzakonshëm në shoqëri, veçanërisht te të rinjtë që janë shtresa për të cilën flitet më pak në gjithë këto muaj.