Fjalimi i Ministri Blendi Klosi në darkën e Presidentit francez: Të mendojmë për të rinjtë
Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinise Blendi Klosi mbajti fjalën e hapjes në emër të ministrave të rajonit, në darkën e shtruar nga Presidenti Francez Hollande, në prani të kancelares gjermane Angela Merkel.
Në fjalën përpara drejtuesve të lartë të BE-së dhe rajonit, ministri Klosi vuri theksin tek vendimi historik I bashkëpunimit rajonal, përmes ngritjes së RYKO ( Zyrës së Bashkëpunimit Rinor Rajonal ) me seli në Tiranë. Ministri Klosi deklaroi se mesazhi që kjo vendimarrje e politikanëve në Ballkan, është një mesazh shumë i fortë për të rinjtë e këtij rajoni: bashkëpunimi dhe komunikimi janë e ardhmja.
Ministri Klosi deklaroi se vendimi I kryeministrave të rajonit të Ballkanit, me nxitjen dhe mbështetjen e pakushtëzuar të liderëve europianë, është një vendim që duhet të bëjë krenar cdo firmatar të kësaj marrëveshjeje, pasi I ka bërë një shërbim të madh të rinjve të vendit të tij, të rinjve të Ballkanit.
“ Nga kjo pjesë e Europës mesazhi që duhet ti japim botës tashmë, është rritja e komunikimit mes njëri – tjetrit” – deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se kjo është rruga e ecjes më shpejt drejt BE-së.
“ Vendet tona kanë shumë të përbashkëta, elementë më shumë sesa të mjaftueshme për të rrëzuar muret e ndarjes dhe ndërtuar urat e bashkëpunimit. Historia jonë gjeopolitike, ka sjellë tashmë nevojën e përdorimit të forcave tona në shërbim të asaj që na bashkon, për një të ardhme më të mirë dhe më të sinkronizuar të rajonit tonë. Ne duam ti japim jetë RYKO –s ( Zyra Rajonale Rinore) përmes organizmit të aktiviteteve të përbashkëta, me një axhendë të përbashkët të 6 vendeve” – deklaroi ministri Klosi, I cili falenderoi Presindentin francez dhe kancelaren gjermane për nxitjen dhe mbështetjen që I dhanë këtij procesi.
Më poshtë fjala e plotë e ministrit Klosi, në emër të ministrave të rajonit në Samitin e Parisit.
Një politikan i mënçur dikur tha: Ne jo gjithmonë mund të ndërtojmë të ardhmen e të rinjve tanë, por ne mund të ndërtojmë rininë e të ardhmes sonë. Bazuar në këtë filozofi I nderuar president, e nderuar kancelare, të nderuar drejtues të Bashkimit Europian e drejtues rajonalë, ne jemi mbledhur këtu pikërisht për këtë, për hedhur hapin e parë konkret për rininë e së ardhmes sonë të përbashkët. E kjo nis me këtë vendim që morrëm zyrtarisht, ngritjen e Zyrës Rajonale Rinore.
Ne në Shqipëri dhe më gjerë në rajon, Zoti na ka bërë një dhuratë bujare. Kjo është rinia.Të rinj plot shpresë, dëshirë për të mësuar, energjikë, optimistë e ambiciozë.Kjo është arsyeja pse ne jemi shpresë-plotë se përmes të rinjve ne në Ballkan mund të arrijmë shumë.Pra, mesazhi që shkon për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor tani është lidhja mes të rinjve, bashkëpunimi mes tyre, komunikimi I tyre. Rajoni ynë ka prodhuar gjithmonë histori, I kemi përcuar Europës histori jo fort të mira, por tani është koha që ne te gjithë bashkë, të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ti dëshmojmë Europës historitë tona të suksesit, dhe kush më mirë se bashkëpunimi rinor do të ishte një I tillë. Të qënit të bashkuar dhe bashkë për një qëllim të vetëm, të ngremë urat e bashkëpunimit dhe kanalet e komunikimit mes të rinjve, do të na bëjë ne të ecim më shpejt drejt BE-së.
Nëse ka një gjë për të cilën jemi më shumë sesa krenarë në rajonin tonë, ajo është rinia, janë të rinjtë tanë.
Jam më shumë sesa I kënaqur që pas gjithë këtyre viteve e arritjesh, ne ia kemi mbërritur ti japim jetë bashkëpunimit historic mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama e kryeministri Vucic dhe të gjithë kryeministrat e vendeve të rajonit, ia dolën ti ofrojnë shanse të reja miliona njerëzve në Ballkan, ti japin shembujt e bashkëpunimi të rinjve të vendeve tona. Ngritja e Zyrës së Bashkëpunimit Rinor Rajonal, është një nga produktet konkrete të Procesit të Berlinit. Zyra e Bashkëpunimit Rinor do të jetë shembulli I dukshëm I stabilitetit rajonal.
Të rinjtë kanë vendosur ta bëjnë këtë: të shembin cdo barrierë komunikimi mes tyre. Sepse vetëm të rinjtë dinë të ecin përpara pa paragjykime, steriotipe dhe diferencime. RYKO ( Zyra Rajonale Rinore) do të jetë organizatë rinore në Ballkan, nismë e vendimarrjes më të lartë politike, e mbështetur fort nga shoqëria civile e cdo shteti ballkanik.
A mund të kishte bashkëpunim më të mirë sesa ai mes shtetit dhe shoqërisë civile? RYKO( Zyra Rajonale Rinore) do të jetë një strukturë e përbashkët që do të njohë forcim bashkëpunimi në kohë, bazuar në vullnetin e fortë të politikës ballkanase për të bashkëjetuar në fqinjësi të mirë. Përvec bashkëpunimit ekonomik, në edukim, arsimim, dhe c”është më e rëndësishmja atë politik, bashkëpunimi rinor është një vlerë e shtuar që I jep një tjetër dimension vullnetin tonë për të ecur përpara.
Tregu europian I punës është tashmë në kërkim të forcës punëtore të kualifikuar. Ndaj ne përmes RYKO( Zyra Rajonale Rinore) duam të arrijmë në përmbushje të këtyre kërkesave, kualifikimin e të rinjve në punë dhe profesione. Si mund të arrihet kjo?
Duke u fokusuar në politikat tona, tek Arsimi Profesional, ne besojmë se kjo është mënyra mënyra më e mirë që të kemi fuqi punëtore të kualifikuar dhe të aftë për tregun europian të punës. Ne në Shqipëri, unë këtu, jam më shumë se sa I bindur se ndajmë këtë pikëpamje plotësisht me kolegët nga rajoni, duke nënvizuar rëndësinë e madhe të Edukimit Profesional. Duke vënë theksin në këtë qëllim të përbashkët, ne jemi më shumë sesa të vendosur për ti dhënë tregut europian të punës, të rinj të kualifikuar dhe plotësisht të aftë për atë që kërkohet sot në Europë. Me këtë bindje të plotë, ne në Shqipëri jemi duke punuar përditë për formimin e një rinie të aftësuar në profesione e zanate.
Të nderuar pjesëmarrës të këtij Samiti, dua të falenderoj vecanërisht Francën, që I dha një rëndësi të një niveli të lartë Rinisë. Mirënjohje gjithashtu për 150 të rinjtë nga të gjitha vendet tona, që bashkëpunuan duke na sjellë propozime konkrete për format dhe mënyrat e bashkëpunimit për të cilat ata kanë më shumë nevojë sot.
Shqipëria dhe Serbia e nisën këtë proces si fillim, duke ngritur bashkëpunimin bilateral si një shembull mëse I nevojshëm në rajon. Memorandumi I bashkëpunimit rinor shqiptaro – serb I nëntorit të 2014-tës, u transformua në një platformë konkrete e bashkëveprimit të të rinjve të Shqipërisë dhe Serbisë.
Ballkani është një koncept që nuk na bashkon vetëm nga pikëpamja gjeografike, por më së shumti kulturore. Vendet tona kanë shumë të përbashkëta, elementë më shumë sesa të mjaftueshme për të rrëzuar muret e ndarjes dhe ndërtuar urat e bashkëpunimit. Historia jonë gjeopolitike, ka sjellë tashmë nevojën e përdorimit të forcave tona në shërbim të asaj që na bashkon, për një të ardhme më të mirë dhe më të sinkronizuar të rajonit tonë. Ne duam ti japim jetë RYKO RYKO( Zyra Rajonale Rinore) përmes organizmit të aktiviteteve të përbashkëta, me një axhendë të përbashkët të 6 vendeve.
Në një kuptim më afatgjatë RYKO( Zyra Rajonale Rinore) do të na ndihmojë të ndërtojmë politika të përbashkëta sociale, e vecanërisht në vullnetarizëm. Ne kemi nevojë për më shumë koncept të vullnetarizmit në Ballkan, për të rinj të angazhuar në aktivitete vullnetare. Në fund të nderuar pjesëmarrës, ne, 6 Ministrat e Rinisë së Rajonit besojmë fort se RYKO( Zyra Rajonale Rinore) do të bëjë më të lehtë komunikimin mes nesh. Ashtu si ne jemi sot më të fortë se dje, më të bashkuar se dje, përsa kohë jetojmë në paqe dhe harmoni me njëri tjetrin, jemi të sigurtë se pas 50 vjetësh, RYKO( Zyra Rajonale Rinore) do të shërbejë si një shembull model I organizatave të tjera të bashkëpunimit që do të ngrihen pas kësaj. Dhe ne duhet të jemi krenarë që bëmë këtë hap historik, firmosëm mbi këtë marrëveshje.
I nderuar President I Francës, e nderuar kancelare e Gjermanisë: Pa mbështetjen tuaj të pakushtëzuar, kjo sigurisht nuk do të ishte e mundur. Ndaj …. FALEMINDERIT !!!