Fjalimi i Ramës në KiE, Kurti: Nuk mund të mbrosh Kosovën pa adresuar krimet e Serbisë
Teksa tha se nuk kishte kohë të ndiqte fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit Europian, Albin Kurti tha se nuk mund të flitet për luftën dhe të mbrohet Kosova pa adresuar krimet e Serbisë në Kosovë.
“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e kryeministrit Rama sepse nuk e kam dëgjuar, pra nuk kam pasur mundësi ta dëgjoj, kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të shumta e në mbrëmje vonë përpiqem të përditësohem për mëngjesin e nesërm”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se faktorët ndërkombëtar do të duhet të mobilizohen për ndjekjen e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë.