Fjalimi i Ramës për Kosovën, Berisha: I bëj thirrje popullit opozitar të ngrihemi një minutë e më parë në protesta
Fjalimi i kryeministrit Edi Rama për Kosovën, ka sjellë reagimi të gjata nga demokratët, për të cilin ka reaguar edhe Sali Berisha me anë të një deklarate. Ai thotë se dënon me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Ramës, që sipas Berishës, është damkosur dhe diskredituar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtarë. Berisha i bën thirrje popullit opozitar të ngrihemi një minutë e më parë kundër këtij regjimi, siç e quan ai.
“Kjo qeveri që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen, nuk respekton më asnjë lloj norme dhe parimi, institucional në parlament apo jashtë tij. Koha po vjen për një përgjigje të fuqishme popullore, përndryshe unë ju garantoj se demokracia në Shqipëri është në grahmat e fundit të saj.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Edi Ramës, i cili i damkosur dhe i diskredituar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtarë bën gjithçka për të mbajtur pushtetin e tij. Edi Rama me aktet e tij, me vjedhjet monstruoze që ka bërë, aferat e mëdha që është implikuar, aferën McGonigal dhe lidhjet e tij patologjike me Aleksandër Vuçiç është pra një armik i të gjithë shqiptarëve.
Ndaj dhe jam këtu, për ti bërë thirrje popullit opozitar të ngrihemi një minutë e më parë kundër këtij regjimi, që nuk respekton, por shkelmon çdo ditë, liritë të drejtat e opozitës dhe qytetarëve në tërësi”, tha Berisha.