Fjalimi i Ramës tek Bordi i Paqes, Ekonomi tregon tre mesazhet e rëndësishme që dha kryeministri

Bordi i Paqes ka bashkuar nga 50 shtete, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e United States Institute of Peace “Donald J. Trump” në Washington, D.C. Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes, duke theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi të ri ndërkombëtar për promovimin e paqes dhe stabilitetit global.

Deputetja e PS-së, Milva Ekonomi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, renditi tre mesazhet kryesore që, sipas saj, përcolli Rama në fjalimin e tij. ”Mesazhi i parë kishte të bënte me rrugëtimin e Shqipërisë dhe pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, duke theksuar se ky angazhim mbështetet nga dy partitë kryesore në vend. Kjo tregon se Shqipëria është e gatshme, në të gjithë spektrin e saj politik, të kontribuojë në këtë nismë ndërkombëtare.

Elementi i dytë lidhej me sfidat globale dhe rolin që duhet të marrë Organizata e Kombeve të Bashkuara. Rama theksoi nevojën që OKB-ja të riformatohet dhe të rigjejë veten, duke u shndërruar në një instrument më efikas për ruajtjen e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i tretë kishte të bënte me rolin e Shqipërisë si eksportuese e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë. Vendi ynë ka treguar përkushtim përmes pjesëmarrjes në misione dhe borde drejtuese ndërkombëtare, si dhe përmes qëndrimeve të mbajtura për çështje të ndjeshme globale, përfshirë situatën në Gaza. Fjalimi i Ramës ishte pozitiv dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në arkitekturën e re të paqes ndërkombëtare”,-tha deputetja e PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?