Fjalimi në KiE, ish-kryeministri Mustafa: Rama një zëdhënës me dinjitet për Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar fjalimin që mbajti kryeministri Edi Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Mustafa teksa shpreh falënderimet, shkruan se kryeministri Rama ishte një zëdhënës plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë.

”Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë.

Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkruan Mustafa në Facebook.

SHKARKO APP