Flakë në Kuvend, Topi: Ajo sallë nuk jep shpresë për sa kohë ka brenda ”agjentin mikrobik”

Kaosi në Kuvend për ish-presidentin Bamir Topi është rrjedhë e një sëmundjeje relativisht të gjatë dhe kronike që ka përfshirë politikën shqiptare. Për Topin salla e Kuvendit nuk ofron shpresa se gjërat do të ndryshojnë dhe kjo situatë sipas tij do të vijojë kështu për aq kohë sa “e keqja është brenda”, duke nënkuptuar Berishën.

“Kjo situatë do zgjasë aq kohë sa e keqja është brenda. Duke vazhduar metaforën e diagnozës agjenti mikrobik viral për të mos thënë një sëmundje më të rëndë të pashërueshme, është brenda.

Ajo sallë nuk ofron asnjë shpresë se gjërat do të ndryshojnë. Kur e bëj këtë koment nuk kam parasysh përbërjen e të gjithë deputetëve sepse nuk janë futur të gjithë me një thes. Edhe pjesëtarët e bandave klasifikohen si njerëz në vijën e parë. Aty është një e keqe e madhe që më bën të rikthehen në atë situatë që e kam kundërshtuar në 2008.

Pashë që qëllimi ishte shumë i mbrapshtë. Ky është një krim që i është bërë demokracisë. Nëse ata do kishin menduar se nga paaftësia do kishin reaguar janë të dy. Mos e mendoni se ai që është në opozitë nuk ka pushtet është pushteti i opozitës”, u shpreh ai në Report Tv.

SHKARKO APP