Flakët tek ish-vila e Enver Hoxhës, deputeti Balliu: Mes protestuesve doli lajmi se Rama ishte brenda duke takuar…
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i pyetur për momentin kur protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt ish-rezidencës së diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut, ku ndodheshin disa artistë të huaj, Balliu deklaroi se nuk kishte dijeni për praninë e tyre brenda godinës.
”Ne nuk ishim në dijeni që aty brenda kishte artistë. U përhap një lajm, mbase edhe nga fakti që dy ditët e fundit Rama ka qenë te vilat në Bllok, se ai po kryente një takim atje me Ilir Prodën në mos gaboj.
Kjo ishte ajo që u përhap dhe njerëzit u drejtuan drejt vilës së diktatorit, që e shohin si simbol të diktaturës që do të rikthejë Edi Rama. Nuk kishte lidhje me artistët”, tha për ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

