Flakët vijojnë të shkrumbojnë malin e Tërbunit! Sot në terren dhe 100 forca të ushtrisë, ndërhyrje dhe nga ajri

Flakët vijojnë të shkrumbojnë malin e Tërbunit! Shtohen forcat për shuarjen e flakëve.

Vatra e zjarrit në malin e Tërbunit në Pukë është ende aktive. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 20 hektarësh me pisha dhe ahe.

Mësohet se të angazhuar në operacion për shuarjen e flakëve janë forcat zjarrfikëse, punonjës të pyjores dhe shërbimet publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndihmë sot kanë mbërritur dhe 100 forca të ushtrisë. Dy helikopterë pritet të vijojnë dhe sot fluturime për hedhjen e ujit. Zjarri në malin e Tërbunit, dyshohet se u shkaktua qëllimisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?