Flamuj, këngë dhe veshje kuqezi në sheshin kryesor të Athinës

Për festat e Nëntorit, shqiptarë janë mbledhur në sheshin ”Sindagma” të Athinës. Ata kanë kërcyer valle tradicionale shqiptare dhe kanë valëvitur flamujt kuqezi, duke sjellë një atmosferë festive në kryeqytetin grek.

Shqiptarët anembanë botës kremtojnë këtë ditë të shënuar që përkujton ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Kjo datë historike shënoi fundin e sundimit gati pesëshekullor të Perandorisë Osmane dhe krijimin e kushteve për zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor të kombit shqiptar.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë konsiderohet një fitore e madhe jo vetëm kundër sundimit osman, por edhe kundër synimeve të monarkive fqinje ballkanike për copëtimin e vendit. Kjo ditë simbolizon rezistencën dhe unitetin kombëtar të shqiptarëve kudo në botë.

 

SHKARKO APP