Flamur i ISIS, në kioskën e gazetave në Vlorë

 

Rikthehet frika nga terrorizmi në Shqipëri.

Një gazeta-shitës në Vlorë është gjendur përballë një pamjeje të pazakontë kur ka shkuar në punë në mëngjes.

Në vendin e tij të punës, në koskën ku shet gazeta ai gjeti të ngjitur një flamur me simbole të ISIS-it.

Gazeta-shitësi Kastriot Mëhilli, i gjendur përballë atyre simboleve lajmëroi menjëherë policinë që mbërriti në vëndngjarje dhe nisi marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe provave të tjera në vendngjarje.

Gjatë kontrolleve, policia gjetu pranë kioskës edhe një armë automatike tip kallashnikov.

Gazetashitësi u mor në pyetje nga policia ku ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me njeri.

Ai ka deklaruar se ishte hera e parë që i ndodhte kjo gjë.

SHKARKO APP