Flamur Noka bllokon foltoren, zv/kryetarja e Kuvendit: Ka ikur koha e kërcënimeve
Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka në seancën e sotme në Kuvend kërkoi minuta shtesë për të replikuar ndaj ministres së Energjetikës, Belinda Balluku, por zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i sqaroi se nuk ka më kohë shtesë.
Noka bllokoi foltoren ndërsa Felaj donte që ta mbyllte interpelancën për të vijuar me rendin e ditës. Pas diskutimit me Nokën, vendosi që të bëjë 3 minuta pushim.
”Zoti Noka ka mbaruar koha e kërcënimeve në Kuvend. Shfrytëzuat 7 minuta për të folur, 3 minuta ju dhe 16 minuta kolegia juaj (alban Vokshi). Nuk ke asnjë të drejtë të bësh një kërkesë të tillë. Kjo pikë e rendit të ditës mbyllet këtu, 3 minuta pushim”.