Flamur Noka denoncon nga Laknasi: Kjo zonë është zhytur në baltë
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Kamzën, Paskuqanin, Vorën dhe Zallherrin, Flamur Noka ishte në Laknas për të denoncuar gjendjen skandaloze, që sipas tij jetojnë banorët.
Sipas Nokës, Laknasi është pjese e projektit “100 fshatrat”, por që për Laknasin projekti ka mbetur vetëm në 3D.
“Rilindja Rurale rezultoi një gënjeshtër e madhe për banorët e Laknasit.
Sot, ky fshat është i mbuluar nga mbeturinat, me ndërtesa të vjetra të mbuluara me eternit, duke u kthyer në një rrezik për banorët e zonës.
Rrugët dhe trotuaret e Laknasit janë investim i bërë në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.
Me Edi Ramën dhe Rilindjen, kjo zonë është zhytur në baltë, ka mbetur në vendnumëro!
Gjendja e Laknasit sot është shumë larg pamjes së një fshati turistik. Kjo situatë skandaloze ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes, e abuzimeve dhe premtimeve të pambajtura nga Edi Rama.” – u shpreh z.Noka.