Flamur Noka: Gratë dhe vajzat e Kamzës kanë vetëm 1 objektiv – Ndryshimin. Në 25 Prill votojmë PD, votojmë për familjen
Drejtuesi politik për Kamzën, Flamur Noka, zhvilloi një takim me vajzat e gratë e Kamzës duke u kërkuar atyre të jenë në krye të ndryshimit të madh që vendosim me votë në 25 Prill.
Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri, Flamur Noka shprehu besimin se kontributi dhe mbështetja e vajzave dhe grave do ta fuqizojë frymën e ndryshimit.
“Kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e fushatës, një fushatë ka ngjallur shpresë dhe besim se ndryshimi do të vijë më 25 prill. Shqiptarët janë të qartë dhe të ndërgjegjësuar plotësisht, që vota e tyre do të vendosë për fatin e vendit.
Shqiptarët nuk po e kursejnë mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha. Të gjithë tashmë kanë vetëm një objektiv: ndryshimin!
Të gjithë më 25 prill do të votojmë për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Fokusi ynë është Europa dhe Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian do ta bëjë Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kryeministër” – tha Flamur Noka.
Ai vuri në dukje se familja është një nga shtyllat kryesore të programit të PD dhe se askush më shumë se gratë dhe vajzat nuk do të përfitojë nga qeverisja e PD.