Flamur Noka harron protestën, bën sherr me zv/drejtorin e Policisë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u përball me zv/Drejtorin e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tek kryqëzimi i rrugës së Elbasanit, duke harruar protestën dhe u përplas me Policinë.
Noka i thotë Bizhgës se ai i shërben bandave të krimit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se për 34 vite i ka shërbyer vetëm shtetit shqiptar, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet.
Bizhga: Dëgjo! Unë i kam shërbyer 34 vite këtij shteti, majtas dhe djathtas. Unë jam në punë vet.
Noka: Ti i shërben bandave dhe jo pushtetit. Ti i shërben krimit. Ti nuk ke lidhje me fytyrën e këtyre policave. Ti je pasqyrë e një krimi. Ti je pasqyrë e horrave, s’je polic ti.
Bizhga: E ke gabim ti!