Flamur Noka me ”Range Rover” të zi 200 mijë euro, bllokon rrugën në emër të varfërisë
Sikurse ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës kanë filluar këtë pasdite bllokimin e akseve kryesore kombëtare duke sjellë kaos në qarkullim. Pavarësisht se kauza e thirrur sipas PD-së ishte varfëria, ajo që ra në sy ishte luksi i shfrenuar i deputetëve të opozitës.
I tillë ishte rasti mjeti luksoz që deputeti Flamur Noka përdori për këtë protestë. Sikurse mund të shihni, Flamur Noka ka bllokuar rrugën duke përdorur Range Roverin e tij personal të zi, një makinë që kushton mijëra euro, aq sa mund të kushtojnë dy apartamente në kryeqytet.
Deputeti që me njërën dorë ngrinte flamurin e opozitës, me tjetrën plot krenari, çelësat e një prej makinave më të lakmuara në botë. Bllokimi i rrugës për të protestuar kundër varfërisë me një Range Rover 200 mijë eurosh, ky është një moment për ta shkruar në librat e historisë së ironisë së madhe!