Flamur Noka: Ministrat nuk kërkojnë më euro, por kallëpe ari

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se ministrat nuk po kërkojmë më euro, por që duan kallëqe ari. Për të banda në pushtet do shpopullimin.

”Inflacioni po rritet, varfëria po, babëzia qeveritare po. Prandaj ikin shqiptarët. Kanë pushtuar Europën tani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Jemi para Afganistanit për azil. Krahasohemi me qeverinë e talibanëve.

Shqiptarët shohin La Manshin si shpresë i futem me not e me gomone. Këta duan të mbyllin gojën e opozitës dhe fjalën e lirë. Janë paralajmëruar prej vitesh partnerët se kjo bandë e ardhur në pushtet me trafikantë dhe drogë, ky paralajmërim sot është realitet i plotë dhe i qartë.

Banda në pushtet do shpopullimin. Ministrat tuaj nuk duan më euro se ka luhatje në treg po kallëpe ari që ti rezistojë inflacionit. Ju jeni e keqja e këtij vendi dhe jo shqiptarët”.

SHKARKO APP