Flamur Noka qëllon operatorin me rregulloren e Kuvendit

Operatorët kanë qenë duke filmuar Berishën teksa shikonte një video në telefonin e tij që i kishte ardhur në “Whats App” dhe Noka i ka vënë re dhe i ka qëlluar me rregulloren e Kuvendit.

Deputeti ishte në katin e parë të sallës, ndërsa ka goditur nga poshtë lart dhe është shprehur me fjalë fyese dhe kërcënuese ndaj tyre.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar pas veprimit të deputetit, duke i thënë se nuk mund të sillet në këtë mënyrë me median e lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka, nuk mund të reagoni ndaj medias ashtu duke i qëlluar me rregulloren e parlamentit. Respekte ndaj medias së lirë, nuk mund të rri pa reaguar kur shoh një veprim të tillë. Nuk janë kameramanët e mi, por të medias së lirë”, tha Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?