Flamur Noka: Rama e ka kthyer parlamentin në “burg me roje”!

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një fjalim në protestën e opozitës jashtë Parlamentit, deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Parlamentin në “burg me roje”.

“Rama mendon se duke e kthyer Parlamentin në burg me roje, do t’ia hedhë. I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresë. Qytetarët e këtij vendi nuk pranojnë që të kenë më kryeministër McGonigalin. Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë që të kenë kryeministër një njeri që nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por ka punuar që të zhdukë opozitën. U kap në flagrancë duke minuar demokracinë me McGonigalin, është kapur në korrupsion.

Taksat e shqiptarëve janë vjedhur prej 9 vitesh, ndaj ne i themi Ramës se nuk je më përfaqësues i joni. Nuk mund të pranojmë që në krye të qeverisë të jetë një njeri i etiketuar botërisht si turpi i demokracisë”, tha Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?