Flamur Noka takon Ballist Morinën: Po i bëjnë presion për të pranuar gjëra të pavërteta

 

Pas Kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho edhe deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka vizituar në paraburgim Ismail Morinën, të njohur ndryshe me emrin Ballisti, personi që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje më 7 tetor.

Pas vizitës Noka shprehet se Ballisti nuk duhet trajtuar si kriminel ndërkombëtar vetëm se mbajti armë për vetëmbrojtje.

“Kontaktuam me zotin Morina që mbahet prej ditësh në burg…Është për të ardhur keq që sheh një qytetar, i cili një vit më parë u konsiderua hero nga Rama dhe pinxho i tij ministër dhe sot konsiderohet kriminel i rrezikshmërisë së lartë. Është turp, ndërkohë që Ballisti që bëri një gjest që u krenuan shumë shqiptarë sot është në burg, ndërkohë që ministri me praninë private vijon trafikun e drogës dhe rri në karrigen e ministrisë.”-tha Tahiri.

Ai shton më tej, se mund të ketë qënë kërkesë e Vuçiç për Ramën që të mbajë në burg Morinën. “Kjo qeveri zbaton sot dy standarde. Një njeri që mban armë nuk duhet mbrojtur, por nuk duhen përdorur as dy standarte. I tha Vuçiç Ramës të mos vinte asnjë politikan nga Kosova dhe si la të vinin dhe nuk është çudi ti ketë kërkuar dhe ta mbante Morinën në burg. Askush nuk ka ligjëruar faktin që Morina të mbajë armë, por ai nuk duhet trajtuar si kriminel ndërkombëtar vetëm se mbajti armë pa leje për vetëmbrojte. Në një kohe kur ministrit i kapet makinë për trafik droge. Nuk ka lidhje me presonin ndaj drejtësisë, pyetni Morinën sa presion i është bërë nga strukturat e ministrisë së Brendshme. Presion deri në kërcënim për të pranuar gjëra që nuk kishin lidhje me të”.

Edhe Braho tha dje se rasti i tij duhet parë përmes rrethanave lehtësuese për disa arsye. Braho shprehet se tifozi kuqezi që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit nuk përbën rrezik publik, edhe pse është ndaluar për armëmbajtje pa leje. Mbajtja e armës nga ana e Morinës, sipas Brahos, ka ardhur nga një gjendje e rëndë psikologjike e krijuar pas kërcënimeve që ai mori pas ngritjes së dronit dhe mosofrimit të mbrojtjes nga institucionet shtetërore.

SHKARKO APP