Flamur Noka thotë se protestat do të nisin pas përfundimit të procesit…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se protesta do të nisin kur të përfundojë procesi i brendshëm i organizimit të PD-së. Sot Berisha paralajmërori protesta.

”PD është në një moment shumë të rëndësishëm të jetës së saj organizative. Është në përmbyllje të një faze të procesit zgjedhor në të gjithë degët dhe në përmbyllje të përzgjedhjes së kryesive e të sekretariateve.

Që një forcë politike të ndërmarrë aksionet e saj, siç PD ju ka premtuar shqiptarëve, duhet të përfundojë procesin e brendshëm opozitar. Opinioni publik ka parë një ndryshim të madh të të bërit opozitë në parlament.

Sot PD është opozitë reale në Kuvend nuk është fasadë, pavarësisht se Rama përpiqet të njohë Enkelejd Alibeaj dhe opozitën fake. Demokratët e kanë zgjedhur se kush do i drejtojë dhe kush do i prijë”.

SHKARKO APP