Flamur Noka tregon dy kërkesat e PD-së: Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike

Flamur Noka i cili do të drejtojë fushatën e PD-së për zgjedhjet në 2025, në fund të mbledhjes së Këshillit Kombëtar këtë mbrëmje, tha se drejtuesit politik do të zbresin në terren. Ai tha se drejtuesit e degëve duhet të bëhen gati për organizimin e aksionit. ”Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike janë dy kërkesat tona. Jemi gati për aksion. Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar. Fshini nga mendja çdo hamendësim ndaj njëri-tjetrit. Nuk e kemi luksin të shohim tek njëri-tjetri defekte. Bashkë për gjunjëzimin e narkoshtetit”,-tha Noka.

SHKARKO APP