Flamur Noka zbulon arsyet pse u thirr në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, u thirr mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e kallëzuesit për krimet zgjedhore.

Përmes një deklarate për media pas daljes nga SPAK, Noka zbuloi se çështjet për të cilat ishte thirrur nga organi i akuzës ishte kallëzimii bërë për tjetërsim të votës përmes kërcënimeve ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi, si dhe për aplikacionin “Aktivisti”.

Noka tha se opozita do të dorëzojë në SPAK të gjitha provat që ka në lidhje me atë që ai e cilësoi si “batërdia zgjedhore e 14 majit”.

“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhorje Rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi paraqitur në SPAk një mori padish për këtë batërdi.

Sot isha në lidhje me dy çështje, në lidhje me zonjën Majlinda Bufi si shantazhuese dhe kërcënuese ndaj qytetarëve për të tjetërsuar votën dhe për të famshmen çështje të “Aktivistit” që kërcënonte, shantazhonte dhe survejonte administratën.

Të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkrojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo material do ta dorëzojmë në vijim.

Vota me dhunë dhe me presion duhet të marrë fund, ndaj ne jemi këtu. Regjim nuk mund të pranojë më Shqipëria, duhen zgjedhje me standard”, tha Noka.

SHKARKO APP