Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, hetohet në gjendje të lirë
Aktualitet E Shtunë, 16 Nëntor 2024 17:18
Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me dhunën ndaj Kujtim Cacës dhe familjes së tij është shoqëruar dhe pasi është marrë në pyetje është liruar. Ai u arrestua ditën e sotme, pas disa javësh në kërkim, por u lirua pasi prokurori i çështjes vendosi procedimin e tij në gjendje të lirë.