Flamuri çek në majë të Jezercës (2694 metra)

 

Në pikën më të lartë në veriun e Shqipërisë, në Jezerce, është valvitur flamuri çek. E gjithë kjo e organizuar nga alpinistët shqiptarë, të cilët këtë e kanë bërë në shenjë respekti për çiftin çek që u vra në Shqipëri. Alpinisti nga Gjakova Nëntor Oseku thotë se në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës bjeshkatarë nga të gjitha trojet shqiptare. “I mërzitur thellë nga vrasja makabre e dy turistëve çekë, sot si shenjë solidariteti vendosa që me flamurin e Çekisë t’i përkujtojmë turistët çekë. Nga takimi tradicional i bjeshkatarëve Shba Pashtriku në Valbon137,  kisha vendosur ta ngjis majën Kurora, por kur dëgjova për rastin e ndërrova mendjen, e bleva një flamur të Çekisë dhe vendosa ta sfidoj vetën dhe ta ngjis majën më të vështirë të trojeve shqiptare, majën e Jezerces (2694 metra lartësi mbi detare) si shenjë solidariteti për turistët çekë ta shpalosim flamurin e Çekisë”, thotë Oseku.

SHKARKO APP