Flamuri kuqezi në ballkonin e Komunës së Preveshës, kryetari Arifi tregon sa gjobitet nga Serbia për këtë veprim

Komuna e Luginës së Preshevës ka ngritur flamurin kuqezi. Kryetari i komunës së Luginës së Preshevës, Shqipërim Arifi tha se për këtë veprim ai gjobitet nga autoritetet serbe, por kjo nuk e ka ndalur atë të ngrejë flamurin që kur ka ardhur në krye të këtij institucioni.

“De facto është shkelje e ligjit në Serbi. Çdo vit kemi marrë një gjobë mes 1 mijë e 1500 euro është gjobë personale. Unë dënohem si Shqipërim, jo si kryetar. Përkundrazi është motivacion se ne mbijetojmë në ato troje shqiptare. Qëkur unë jam zgjedhur kryetar i Luginës e kam vendosur flamurin”.

Pavarësisht ndëshkimeve ai shprehet se ndjehet krenar për flamurin tonë kombëtar, pavarësisht mendësisë serbe për shqiptarët. I pranishëm në paradën e shqiptarëve në Tiranë ai bëri thirrje për pjesëmarrje të lartë të qytetarëve nesër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

SHKARKO APP