Flamuri kuqezi valvitet në Melbourn të Australisë (FOTO)

 

Festa për 28 Nëntorin ka filluar dhe në Australinë e largët. Në sheshin kryesor të Melbournit është ngritur flamuri kombëtar. Në mëngjes të ditës së sotme, 28. Nëntor 2015, së bashku me udhëheqjen dhe shumë anëtarë të Komunitetit Shqiptar, nga të gjitha viset shqiptare, e ngritëm flamurin tonë kombëtar në Sheshin Kryesor të Melbournit – Federation Square. Ai do të valojë gjatë gjithë ditës së sotme për nder të historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Mijëra australianë do të kalojnë pranë flamurit tonë. Miqësia e popullit shqiptar me popullin e Australisë i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë popujt tanë. Gëzuar Dita e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë! shkruan ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari.

SHKARKO APP