Flamuri shqiptar ngrihet në Kullën Eifel në Paris.Shqipëria shkruan historinë sonte

 

 

Festë e madhe në gjithë trojet shqiptare për fitoren e Kombëtares shqiptare, pas kualifikimet për herë të parë në kampionatin europian. Nesër ekipi i futbollit mbërrin në ora 13,00 në Rinas ku do të pritet nga dhjetra mijëra tifozë. Me pas ekipi do të dekorohet nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

 

11 tetor 2015, data që hyri në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë, duke bërë ëndrrën realitet. Pas fitores 3-0 me Armeninë, për herë të parë kuqezinjtë janë kualifikuar në një kompeticion të rëndësishëm, sic është ai Europian, në mesin e skuadrave elitare të futbollit

Shqipëria do të jetë pjesë e Europianit 2016 që do të zhvillohet në Francë.

Djemtë e De Biasit e kanë nisur shumë mirë lojën, për të arritur në minutën e 9′ ku me një autogol të shënuar nga mbrojtësi armen Kamo Hovhannisyan kaluan në avantazh.

Fillimisht ka goditur Basha, por topi u prit nga portieri, që nuk arrin ta kontrolloje topin duke e prekur Kamo Hovhannisyan, i cili e devijoi gabimisht duke e dërguar në portën e tij.

Në minutën e 23’ do të vinte goli i dytë për Shqipërinë, i cili do të shënohej nga Berat Gjimshiti. Memushaj pason një top të saktë në zonë për Gjimshitin, i cili më pas e  ka dërguar në rrjetë për herë të dytë në pak minuta.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.

Edhe pjesa e dytë nis me raste për Shqipërinë. Në minutën e 76’ Armando Sadiku ka shkundur për herën e tretë rrjetën e portës armene.

Me këtë rezultat Shqipëria renditet në vendin e dytë me 14 pikë pas Portugalisë.

Sapo u mbyll ndeshja në pankinën e Shqipërisë ka shpërthyer shampanja, ndërsa të gjithë lojtarët rezervë, trajneri De Biasi dhe stafi teknik vërshuan në fushë për të festuar. Ranë në sy lotët e kapitenit. Lorik Cana qante me dënesë për fitoren, para se t’i bashkohej festës me shokët e tij.

 

Trajneri De Biasi:

Fitorja me Armeninë e ka çliruar kombëtaren nga një barrë e rëndë, pas humbjes me Serbinë. Për De Biasin ka qenë moment për t’u shfaqur fitimtar. “Po them një gjë, qe ia thashë edhe me djemtë para ndeshjes. Kush ishte me ne në fillim? Pak vetë besuan tek ne kur debutuam në Gjeorgji. Por unë i thashë lojtarëve: Nëse ndiqni kërkesat e mia do ia dalim! Dikush na qeshi pas krahëve atëherë, por sot ai që qeshte, vjen pas nesh dhe gëzon edhe ai me ne.

 

Lorik Cana , kapiten i kombëtares:

“Humbja u bë me Serbinë dhe ne nuk na e ka ndryshu jetën, serbët do na shohin që luajme në Francë, nga lokalet duke pi birra dhe une i pershendes gjithsesi!” ka thënë kapiteni.

 

“Disa sharje na erdhen edhe nga njerezit tanë, pas asaj ndeshjeje, por ne nuk e kemi ul kokën se donim t’i gëzonim njerëzit tanë. Besoj ky grup lojtarësh e ka pasur diçka të veçantë. Kemi qenë lojtarë nga të gjitha trojet e shqiptarëve. Edhe nga Maqedonia, edhe nga Presheva. Është hera e parë që ka një perfaqësuese të vërtetë.” ishte vlerësimi i Canës për ekipin kombëtar.

 

 

 

Bujar Nishani, President i Shqipërisë

 

Udhë të mbarë në Europian , Shqipëri

 

 

Edi Rama shkruan:

Endrra e Pamundur u be realitet! Shqiperia ne historine e Finaleve te Europianit! Mirenjohje Kuqezinjve dhe DeBiazit http://t.co/gm0droOzYK

 

Ilir Meta  shkruan:

 

Ekip i madh dhe urime Kombëtares. Jemi në Francë

 

Lulzim Basha thotë:

 

PERPARA SHQIPE!

Mirenjohje Kombetares Kuq e Zi!

Lironi Ballist Morinen!

 

Sali Berisha shkruan:

 

Fitore historike 3 – 0 e ekipit te kombit tone me Armenine. Futbolli yne kombetar ne zenit. Mirenjohje te thelle, urimet me te perzemerta kuqezinjve qe firmosen sot ne Yerevan historine, ne radhe te pare De Biazit, kapitenit Cana, shenuesve te golave historike Xhemshiti dhe Sadikut, Berishes se pamposhtur dhe te gjithe Ekipit! Urimeee!!! Sb

 

Erion Veliaj poston në facebook:

 

Shqiponjat shtegëtojnë n'Paris smile emoticon

‪#‎France2016 ‪#‎Histori ‪#‎Bashke

 

Armando Duka, President i FSH

“Jam shumë i gëzuar, ishte fryt i një punë shumë të lodhshme. Të gjithë festojmë. Meritojmë të quhemi shqiptarë të vërtetë. Kanë dhënë shumë, besuam dhe ia dolëm. Pak na besuan, por ska gjë ne ia dolëm. Kata cuna meritojnë shumë dhe kanë dhënë shpirtin dhe zemrën.”, ka deklaruar Duka për Tvsh.

 

 

Fjalët e Etrit Berishës:

 

Jam shumë I emocionuar. Së pari dua të falënderoj trajnerin, futbollsitët dhe gjithë stafin. Është një mrekulli që ka ndodhur, Duke pasur parasysh edhe ndeshjet e fundit kemi sakrifikuar shumë. Kemi bërë gjithçka që është e mundur për ta realizuar këtë ëndërr. Nuk po mundem ta besoj ende.  Në këto kualifikime kemi përjetuar gjithçka. Mirëpo në fund ia vlejti. Gjithçka që vjen si vështirësi del me sukses.

 

 

 

Nderim për të gjithë shqiptarët e brezave

 

 

Nga Ben Andoni

 

Ekipi përfaqësues shqiptar i futbollit, për herë të parë në historinë e vet, shkon në finalet e një kompeticioni ndërkombëtar. “Franca 2016” është një realitet dhe tashmë sfida është që të përfaqësohemi sa më mirë në finalet e verës. Një nderim i veçantë shkon për këtë brez djemsh të diasporës shqiptare që kontribuoi kaq shumë por po ashtu edhe breza të tërë sportistësh shqiptarë, që kontribuuan në dekada të tëra të heshtura, por që nuk mundën të arrinin suksesin e këtyre djemve.

 

Pra, edhe pse kurorat e dafinave janë vënë mbi kokat e këtyre djemve që meritojnë të gjithë nderimin e madh, një homazh vetvetiu të vjen për futbollistët shqiptarë që u përpoqën përmes kushteve të jashtëzakonshme të kohës së shkuar, shpesh në disfavor, jo pak herë edhe të privuar, për të kapur një ëndërr, por që nuk mundi të bëhej kurrë realitet.

 

Nga ana tjetër, rezultati i përfaqësueses kuq-e-zi është shumë më tepër, është një stad i ri për Shqipërinë dhe sportin e saj dhe një grishje për brezat e tërë që do të kenë me ç’të maten këtej e tutje. Edhe pse detyra e këtyre djemve ende nuk ka mbaruar, ata mund të jenë të kënaqur sepse kanë bërë atë që shumëkush nga futbollistët e  vendeve të vogla si Shqipëria do ta dëshironin: pjesëmarrjen në një kompeticion të tillë.

 

Kjo është arsyeja që në këto momente nderimi i madh shkon edhe për futbollistët, trajnerët, njerëzit e futbollit të gjith6ë diasporës që si rrallëherë janë bashkuar duke i dhuruar Shqipërisë një kontingjent për të cilën është krenar, por më shumë se kaq një ekipi dinjitoz, që i duhet të përballë dhe krenarinë e madhe të një populli, që asnjëherë s’ka mundur ta përballë ndjenjën në këto nivele. Dhe, mbi të gjitha një amanet të kryer të brezave të tërë të futbollistëve shqiptarë të gjallë dhe të vdekur, që s’mundën dot kurrë të arrinin. Në Francë 2016 janë dhe ata, që kontribuuan me mbushjen e krenarisë, por që të dielën e 11 Tetorit 2015 e realizuan brezi i futbollistëve të talentuar, që u drejtuan me shumë zgjuarsi nga trajneri De Biasi.

 

 

SHKARKO APP