“Flas si mikeshë, por edhe si kolege”, Hajdari tregon çfarë i tha Salianjit pas vendimit: S’ka për të të dëmtuar fare

Deputetja e opozitës së re parlamentare, Rudina Hajdari ka komentuar vendimin e dhënë për dënimin me burg të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Deputetja Hajdari thotë se ky dënim nuk ka për të dëmtuar fare Salianjin, ndërsa tregon se sapo ka marrë vesh lajmin e ka komunikuar në telefon ish-deputetin.

“E kam ndjekur pak këtë dënim dhe më erdhi jashtëzakonisht shumë keq. E kontaktova direkt dhe i thash që kjo në fakt ty zoti Salianji të bën më të fortë dhe tregon që po bëhesh një politikan shumë i fortë, ke zemër të fortë dhe jam e sigurt që ke për të ecur para dhe s’ka për të dëmtuar fare.

Unë flas si një mikeshë e tij dhe më erdhi keq edhe si kolege, që kem i punuar bashkë”, tha Hajdari në një intervistë për A2 CNN.

SHKARKO APP