Flasin banorët e fshatit Gjerbës, për viktimën Drita Saliaj: Fëmijët i ka rritur në të keq, jetonte vetëm

Të gjithë kanë mbetur të habitur nga krimi makabër që ndodhi në Mallakastër. Kujtojmë këtu se Drita Saliaj nga fshati Gjerbës, u shpall e humbur me datën 5 janar, por pas dy ditësh u gjet e mbytur në rezervuar.

Më pas u zbulua se ajo ishte vrarë nga tre të rinj. Luis Saliaj, 16 vjeç, i cili bashkë me dy shokët e tij, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj u futën në shtëpinë e Dritës për ta vjedhur, por ajo i kundështoi ata.

Të rinjtë e vranë dhe trupin e hodhën në rezervuarin e fshatit Gjerbës. Banorët e këtij fshati shprehen të tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Ata tregojnë se Drita jetonte e vetme, pasi të shoqin dhe dy djemtë i kishte në emigracion. Një banore ka thënë:

Fëmijët i ka rritur në të keq jetonte vetëm. Na thonë që Drita nuk është në shtëpi. E ëma e këtij cunit i kishte çuar bukë në shtëpi. Nuk e di kush e ka bërë denoncimin. Ne e njohim. Nuk hapesh Drita me asgjë. Nëne e dy çunave. Ata ikën jashtë shtetit. Me lopë merrej. Shiti lopë e viça ca pati asgjë tjetër nuk kishte. Edhe i shoqi asaj është njëri në hall të tijin.
Kurse një tjetër banor ka thënë:

Janë 16 vjeç po nuk u falet e kanë bërë qellimisht. Të gjesh një nënë të vetmuar pa ta grabitur në shtëpi. Fajtor quhet ai nipi. Këtu në lagje jemi. Nuk di gjë. Është një djalë i përkedhelur. I priti si fëmijë. “

SHKARKO APP