Flasin fqinjët e dëshmitarit X: Si e njihnim Albertin. Familja iku nga Vlora një ditë pasi doli përgjimi
Menjëherë pas publikimit të videos së atij që u cilësua si “bashkëpunëtori X” familja Veliu ka nxituar të largohet nga banesa në Vlorë.
Në shtëpinë e Albert Veliut në lagjen “Partizani” që shihni edhe në video nuk i gjen më banorët e saj.
Familja e la shtëpinë 4 ditë më parë, menjëherë pasi PD-ja publikoi audio-përgjimin dhe bashkëshortja e fëmijët e njohën zërin e Albert Veliut. Këtë e konfirmon një nga fqinjët e Albertit.
“Mbasi doli videoja ikën që të gjithë. Të nesërmen, e shoqja mori kalamanjtë dhe iku. Ndërsa ai ka një muaj që nuk ka ardhur”,- thotë ai për gazetarin e “News 24” , Enrik Mehmetin.
Këtu jetonte vetëm e shoqja me fëmijët, si ka mundësi që kishte një muaj pa ardhur?
Ashtu bënte ai, ikte dhe vinte.
Si e njihnit?
E njoh që në ‘69-ën, me të kam pasur marrëdhënie të pakta. Jam zënë që kur kam ardhur këtu.
Po ky vetë çfarë pune ka bërë?
Asnjë lloj profesioni nuk ka pasur me sa mbaj mend unë
Po djemtë çfarë pune kanë bërë?
Njëri ka qenë kamerier, tjetri ka qenë në shkollë. Më vjen keq që do ta ndërpresë shkollën tani
Fqinjët e tjerë, duke mos dashur të komentojnë një çështje të tillë thonë se nuk e njohin Albert Veliun.
Imazhi dhe identitetit i bashkëpunëtorit X u zbulua në videon e PD ku denonconte bashkëpunimin me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. I vetëprezantuar si Albert Veliu, ai e impikoi vëllanë e ministrit në trafikimin e lëndëve narkotike.
KOHA JONË SONDAZH

