Flasin fqinjët e Eneas: Nga i keqi e pëson dhe i miri. Ato (vajzat) nuk jetojnë më këtu

Enea Thomaraj është 29-vjeçari i cili ndërroi jetë pas 3 muajsh qëndrimi në koma, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i 14 korrikut në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan. Fqinjët dhe banorët që jetojnë në këtë zonë, shprehen se kjo është një ngjarje mjaft e dhimbshme për familjarët e viktimës. ”Ato dy vajzat ishin qiraxhie aty, ku e dinim ne se çfarë kunjash kishin ata me njëri-tjetrin, e ha ai tjetri kot, i pafajshëm. Nuk kanë pas asnjë lloj konflikti me njëri-tjetrin”, thotë një komshi i 26-vjeçarit.

Kurse një person tjetër është shprehur se ai ishte djali që me punën e tij mbante shtëpinë. ”As vet se di, se besonim se do të ndodhte. Njeri pa fjalë, të jesh në shtëpinë tënde dhe të ndodhi kjo, është katastrofë, s’ka më keq”. ”Është shumë e dhimbshme! Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekje. Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. Ato (vajzat) nuk jetojnë më këtu. Them se kam siguri si qytetar, se janë gjëra që ndodhin se qe shkaktar tjetër punë kjo”.

Xhovana Nikolli ka reaguar pas lajmërimit të vdekjes së 29-vjeçarit. Nëpërmjet një Instastory, Xhovana ka shprehur ngushëllimet familjarëve për të riun. ”Ngushëllime familjes së Eneas, Zoti iu dhëntë forcë, të përballoni këtë dhimbje. Ju prehtë shpirti në paqe”, shkruan Xhovana Nikolli. Po ashtu e reja ka vendosur si foto profili edhe shiritin e zi i cili simbolizon vdekjen e një njeriu.

SHKARKO APP