Flasin fqinjët e vi*ktimave në Korçë: Nëna e Emilianos e mbante në shtëpi babain e Ilos, i bënte yzmet
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dyfishtë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku Ilo Lluka vrau me 4 plumba Emiliano Pine alias Jorgo Prifti dhe më pas u vetëvra. Shkak dyshohet se ishte bërë apartamenti i babait të Ilo Llukës, i cili kishte vendosur t’ia linte Emiliano Pines, për shkak të lidhjes me të ëmën e tij, edhe pse nuk kishte asnjë lidhje gjaku.
Një prej fqinjëve të viktimave, ka treguar se pasi ka dëgjuar krismat ka parë të dy viktimat të shtrirë në rrugë. Ai shprehet ndër të tjera se nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos, prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë.
“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”. Ajo nuk bashkëjetonte me të po i bente yzmet” është shprehur ai.
Ndërkohë një tjetër banor ka treguar se nuk njihte asnjërin prej tyre.
“Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarrë dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, tregoi një tjetër.
Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh.
Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën, ku ajo kujdesej për të.
Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten. 61-vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.