Flet dëshmitarja që pa për herë të fundit 16-vjeçaren shqiptare në Greqi
Një grua, e cila mësohet se e ka parë 16-vjeçaren shqiptare Maria Hyseni, para se të vdiste, ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjen. Mediat greke, tregojnë se gruaja ishte dëshmitarja e vetme, që mësohet ta ketë parë adoleshenten duke qarë.
“Unë e pashë vajzën. Ajo ishte e mërzitur dhe ishte duke qarë. I ishte prishur makeup-i dhe i kishte rënë. Po ecte me nxitim, sikur po përpiqej të ikte diku. po përpiqej të vishte pantoflat e saj”,- mësohet të ketë thënë gruaja në fjalë.
Aktualisht autoritetet po zbërthejnë telefonin e Marias. 16-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur pranë një kishe. Herën e fundit, ajo takoi një efektiv policie, me të cilin ishte njohur së fundmi, por ai në dëshmi, ka mohuar të ketë lidhje me vdekjen e shqiptare.