Flet eksperti i ekonomisë: Rritja e pagës minimale mund të sjellë shqetësime në funksionimin e vendit

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici ishte i ftuar në edicionin informativ të orës 16:30 në Rtv Ora.Përpos bilancit ekonomik të vitit 2019 foli për faktorët që ndikojnë ekonomikisht në rritjen e pagës minimale.

“Natyrisht ne e kemi të domosdoshme rritjen e pagës minimale edhe për të luftuar varfërinë që vërtëtë nuk e kemi shumë të thellë deri afër mizerjes por ekemi një varfëri të shpërndarë gjerësisht,dhe  në këto kushte rritja e pagës minimale është baraz me tejkalimin e minimumit jetik dhe garantimin e një konsumi ku çdo njeri të paktën të ketë atë dinjitetin minimal për të jetuar.Por nga ana tjetër ka një sërë faktorësh ekonomik që rritja e pagës nëqoftëse bëhet në mënyrë mekanike dhe thjeshtë si vullnet politik do sjellë shumë shqetësime në funksionimin e vendit.Po marr vetëm një shembull shkurt ; Ne kemi 100.000 punëtorë në industrinë me fasonë të cilët luajnë më marzhe shumë të vogla fitimi sepse përdorin koston e ulët të fuqisë puntore ,nëse ne ndërhyjmë natyrisht është shumë mirë për ata puntorë por gjithë ky sektor rrezikohet.Eksperienca e vendeve të ndryshme është e një natyre tjetër, mund të mos prekësh nivelin e pagave që mos të cënosh funksionimin e lirë dhe normal të tregut ,pra me paketa të vecanta mbështetëse për kategori të ndryshme sociale, natyrisht që duhen kompesuar por ndërhyrja me urdhër me vullnet politik për pagën minimale natyrisht është dicka që e kanë bërë dhe e bëjnë edhe shumë vende të tjera por aq sa fitojnë një grup aq humbet dhe buxheti se bëhet një lloj kosto”.

Sipas z.Civic duhet gjetur një ekuilibër më i drejtë midis zgjerimit dhe influencës së politikave sociale me ndërhyrjen sa më minimale në mënyrën si funksionon ekonomia dhe tregu në mënyrë që më vonë të strukturohet dhe paga minimale.

SHKARKO APP