Flet Frrokaj: Nuk kam pasur dijeni për…

Zbardhet dëshmia e kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj në seancën e së hënës në Gjykatën e Lezhës, ku dje iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Frrokaj ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për tjetërsim pronash në zonën e Ranës së Hedhur, për të cilën akuzohet bashkë me disa zyrtarë të tjerë vendorë nën arrest. Ai është shrehur se akuzat ndaj tij janë pa fakte dhe se nuk ekziston asnjë provë.

“Një kryetar bashkie”, tha Frrokaj në gjyq, ”arrestohet në flagrancë kur kryen një krim apo vepër tjetër penale, arrestohet kur ka shkaktuar një dëm ekonomik, apo kur ekziston mundësia për tu larguar jashtë shtetit. Në asnjë prej këtyre rasteve unë nuk jam pjesë dhe arrestimi im është bërë pa asnjë provë. Unë kam qenë i gatshëm për prokurorinë dhe për këtë çështje jam pyetur aq herë sa ka kërkuar Prokurori. Nuk kam asnjë lidhje me akuzën. Kam sigluar një shkresë që ka përgatitur vartësi im mbi bazën e dokumenteve që ka dorëzuar qytetari. Por nuk jam unë pjesë e kësaj skeme dhe nuk kam patur dijeni për këtë tjetërsim pronash. Akuzat ndaj meje janë pa fakte dhe nuk ekziston asnjë provë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?