Flet gazetari grek, Kalidha: Ja me kë bashkëpunoi Kaçifa
Në një intervistë për emisionin “360 Gradë”, gazetari Vasil Kalidha, thotë se Kostandin Kaçifa ishte ngarkuar për të shpalosur një flamur të madh grek në Bularat.
Ai nuk ka vepruar vetëm por së bashku me dy persona të tjerë nga një organizatë politike nga Athina.
Vasil Kalidha: Prefekti i Gjirokastrës ka ardhur para disa ditësh në bashkinë e Dropullit dhe ka komunikuar një urdhër: Të zbritet flamuri që është në majë të malit.Këtë komunikim prefekti ua la me shkrim titullarëve të Bashkisë, të cilët me sa zëra qarkullojnë komunikuan me fshatin Bularat dhe sipas zërave këta të dy që përmenda nga Bularati morën përsipër që të lërë flamurin lart se nuk bëhet gjë.
Kjo bie ndesh me gjërat që thuhen, nëse është dhënë një urdhër dhe nuk është zbatuar atëherë të gjendet përgjegjësit pse nuk u zbatuan. Pse të vritet një njeri përderisa nuk kishte lidhje të hipte dhe të zbriste flamurin?
I ndjeri Kaçifa është viktimë e këtyre njerëzve që morën përsipër të mos ulin flamurin, thanë lëreni flamurin atje. Vrasin një njeri për një flamur që as nuk u shpalos dhe as u palos. Janë të njëjtët persona që organizojnë mitingje që nga Himara, që kur u dënuan pesë himariotë për flamurin grek që u ngrit atje njëherë.
Personi që nxiti ata për të ngritur flamurin në Himarë nuk është dënuar as nga Greqia dhe as nga Shqipëria, hyn dhe del në Shqipëri, ka marrëdhënie publike dhe civile dhe në festa zyrtare, zë dhe karriget e para dhe me përfaqësues shqiptar. Babi Karafalus,ka qenë kandidat për deputet me partinë e Lausit të Karat Xhaferit.
Pas Laosit ka ikur kandidat për deputet në Demokracinë e Re. Edhe nesër kur të bëhet varrimi duhet të jemi të qetë. Pjesmarrje le të ketë. Në Athinë bëhet një organizim që të ketë shumë njerëz.
KOHA JONË SONDAZH

