Flet guvernatori i Lombardisë: Kurba e paqëndrueshme, kemi nevojë për mjekë, na ndihmoni!

Në një telekonferencë me gazetaren e RTV Ora Neës në Romë guvernatori i rajonit të Lombardisë Atilio Fontana dha një panoramë të emergjencës së koronavirusit në territorin e tij si dhe apeloj qytetarët e huaj, emigrantë e mes të cilëve mbi 92 mijë shqiptarë që jetojnë në Lombardi, të limitojnë lirinë e tyre pasi virusi është shumë agresiv e nuk kursen as tolerimin më të vogël.

Në Lombardi kurba e përhapjes së pandemisë COVUD 19, gjatë 24 orëve ka pësuar një rritje shqetësuese. Pas 3-4 ditë ulje në numrin e personave të infektuar e të viktimave të regjistruar ditë pas dite, të dhënat e ditës së sotme janë prekupuese.

Ky informacion është dhënë ekskluzivisht para publikimit të të dhënave zyrtare të ditës së sotme nga guvernatori i rajonit të Lombardisë Atilio Fontana, gjatë një telekonference me disa gazetarë të huaj mes të cilëve gazetarja e RTV Ora Neës në Romë.

“Më vjen keq ta them por pas 3 ditësh kur u verifikua një stabilizim në reduktim i numrit të personave të infektuar, që shkonte nga 1600-1800 raste më shumë në ditë, gjatë ditës së sotme kemi regjistruar pikun mjaft të lartë me 2500 raste më shumë në 24 orët e fundit. E ky është lajm negativ që më trishton pasi ai trend qëndrueshmërie që na jepte sinjale ulje sot pati një tendencë të kundërt. Masat e qeverisë po respektohen dhe pse kemi regjistruar mjaft situata anomale me qytetarë që shkelin këto rregulla”, tha guvernatori i Lombardisë.

“Sistemi shëndetësor në këtë rajon po bën të pamundurën, kemi pothuajse dyfishuar kapacitetin në repartet e reanimacionit, Për fat të keq 10% e pacientëve të infektuar përfundon në repartet e reanimacionit. Mjekët e infermierët po punojnë me turne pa orar e dhe pse janë në limitet e forcave të tyre, nuk largohen e kanë një sens përkatësie të jashtëzakonshëm. E kemi nevojë urgjente për mjekë e infermierë.”

Në Lombardi situata është çdo ditë dramatike, e pyetjes se pse nuk po bëhen tampone në masë për të gjithë popullsinë, për të sëmurët në shtëpi, mjekët e farmacistëve, Guvernatori i Lombardisë u përgjigj se është i detyruar të respektoj protokollet e urdhëruar nga Institutit Italian i Shëndetit Publik, nga Komiteti Shkencor i ngritur pranë qeverisë e nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Këto protokolle thonë se tamponët u duhen bërë vetëm në persona me simptoma që bëjnë të dyshosh se është i infektuar nga COVID-19. Guvernatori ka lexuar një nga këto protokolle ku thuhet; “Në mungesë të simptomave, testi i koronavirusit, nuk është ka një vlerë racionale shkencore, pasi treguesit nuk janë të mjaftueshëm.

Një tjetër motiv për të cilin nuk kryhen tamponë në masë , është se në Lombardi nuk ka një numër të mjaftueshëm laboratorësh e sipas guvernatorit Fontana “do duhen vite të merret përgjigja për të gjithë popullsinë”.

Gjithashtu ai informoj se në Lombardi numri i maksimal i tamponëve në ditë është 5 mijë. Madje sipas tij disa herë tamponët japin përgjigje negative e vërtetuar shkencërisht siç është rasti i një mjeku i cili 4 herë ka rezultuar negativ e vetëm pas testit të 5 doli pozitiv me koronavirus.

Rajoni i Lombardisë ka nevojë urgjente jo për tamponë, pasi janë të mjaftueshme për personat me simptoma, por për maskera , për veshje mbrojtëse, për ventilatorë e aparatura, vështirësuar dhe nga bllokimi i mjaft materialeve të blera nga Italia e të bllokuara gjatë tranzitimi nga disa shtete.

Guvernatori i Rajonit të Lombardisë u shpreh mjaft kritik ndaj Bashkimit Evropian që sipas tij nënvleftësoj epideminë jo vetëm në Itali por në të gjithë vendet evropiane, nënvleftësoj problemin e nuk bëri asgjë për ta evituar përhapjen, nuk bëri asgjë për të dhënë një zgjidhje evropiane për të gjithë.

Guvernatori i Lombardisë për RTV Ora informoj se në këtë rajon po punojnë aktualisht rreth 8 mijë mjekë e infermierë e numri që ata kanë nevojë për sistemin e tyre shëndetësor në vështirësi është nga 1 deri në 1000 të tjerë si për mjekë dhe për infermierë.

Po për RTV Ora ai u shpreh se nuk ka informacione të detajuara për numrin e emigrantëve pozitivë apo viktima nga COVID ’19 në Lombardi.

“Për momentin komiteti i krizës në rajonin tonë nuk bën dallime e mbledhim vetëm makro të dhëna sanitare e nuk bëjmë dallime mes italainëve, emigrantëve e të pastrehët. Janë detaje që ndoshta do t’i analizojmë në një moment të dytë.”

Guvernatori i rajonit të Lombardisë përmes mediave të huaja në telekonferencë, mes të cilave RTV Ora, ka bërë apel shtetasve të huaj në Itali mes tyre dhe mbi gjysmë milioni shqiptarë.

“Është një apel mjaft i ndjerë e kërkoj përmes jush t’u thoni qytetarëve tuaj që jetojnë në Itali, tha ai, të heqin dorë nga liria e tyre për këtë moment, të qëndrojnë në shtëpi, të evitojnë, situata ku virus mund t’i rrezikoj, ky virus është mjaft agresiv e mjafton shumë pak për t’u përhapur. qëndroni sa më larg e të izoluar nga të tjerët.”

E në mbyllje ai apeloj për ndihmë ndaj të gjitha shteteve: “Kemi nevojë për mjekë, infermierë, për personel të specializuar, për maska, veshje mbrojtëse, aparatura mjekësore. Na ndihmoni!”

SHKARKO APP