Flet i dyshuari për sulmin në Lezhë

 

Tonin Fizi personi, i cili akuzohet se ka qelluar me arme afer makines se Monika Kryemadhit ka dhënë një interviste per Ora news, ku thote se është habitur kur ka parë emrin e tij në televizion, pasi në ato momente po luante në një pikë llotosh në qytetin e Lezhës.

“Të vërtetën në radhë të parë duhet ta sqarojë ajo dhe drejtësia shqiptare, ajo e ka forcën. Unë kur e kam marrë vesh kam qenë duke luajtur bixhoz dhe kam mbi 20 dëshmitarë, ke kamerat dhe faturat. Unë kam kujtuar se po talleshin shokët e mi dhe kur jam kthyer e kam parë me të vërtetë emrin tim. Me më thanë se i kam vesht e mëdhenj, po mi ka falë Zoti, po të më thuash vrasës me pagesë!!

Kam shkuar vetë në polici, më kanë mbajtur 2 orë, më kanë pyetur. U kam thënë më futni në burg të përjetshëm, më pushkatoni si në kohën e Enver Hoxhës nëse me gjeni një fakt. Ndërsa unë kam kamera, 20 dëshmitarë ku kam qenë dhe prapë jam unë në televizor duke u akuzuar se kam dalë nga makina e Aldo Bumçi pa e njohur, nuk kam folur kurrë në telefon me të, e njoh vetëm si fytyrë. Dhe armën pa leje e njoh vetëm përmes filmave të Rambos”, ka thene Fizi.

SHKARKO APP