Flet nëna e Klevisit: Nuk e priste kurrë të vritej në Islandë
Klevisi kishte vendosur të jetonte në Islandë sepse aty kurrë nuk ndodhin gjëra të këqija, por të premten e 8 dhjetorit, djaloshi nga Shqipëri humbi jetën pasi u godit me thikë nga njeriu të cilin shkoi ta ndihmonte.
Nëna e Klevis Sulës, gjatë një interviste për televizionin ‘Stöð 2’ tregoi se djali i saj i fliste shpesh për sigurinë që kishte Islanda dhe sa shumë i pëlqente të jetonte atje.
“Ai ishte i mrekullueshëm dhe donte t’i ndihmonte të gjithë. Ai më foli shumë për islandezët dhe i pëlqente njerëzit atje”- tha nëna e tij Natasha Sula.
“Ai ishte shumë i lumtur që ishte këtu” – shtoi ajo.
Sulmi ndodhi pasi Klevisi iu afrua një njeriu që qante që mesa duket kishte pasur si qëllim dëmtimin apo ekzekutimin e tij.Njeriu u përgjigj duke goditur Klevisin dhe shokun e tij në mënyrë të përsëritur. Ndërkohu miku i tij duket se po e merr veten nga sulmi.
Natasha udhëtoi në Islandë menjëherë pas sulmit së bashku me vëllain e saj.
“Ne nuk menduam se kjo mund të ndodhte këtu, Klevisi më kishte thënë se kurrë nuk ndodh diçka e keqe në Islandë,” tha ajo.
“Ai erdhi këtu për të punuar dhe për të krijuar një jetë më të mirë për veten”.
Pas sulmit, u bënë thirrje për donacione për të ndihmuar me shpenzimet e varrimit dhe shpenzimet e tjera. Mbledhja e fondeve tashmë ka mbaruar dhe nëna e tij pohoi se kishte shkuar mirë.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

