Flet piloti i shpëtuar rus: Turqia nuk na dha sinjal

 

Një nga dy pilotët e shpëtuar që gjendej në bombarduesin rus “Su-24”, që u rrëzua nga Turqia, ka thënë se bombarduesi rus nuk e ka cënuar aspak hapësirën ajrore të Turqisë dhe se nuk kanë marrë asnjë paralajmërim nga Turqia, as vizual dhe as sinjal përmes radiove

Ai ka thënë se ekipi i bombarduesi i rrëzuar rus e ka njohur terrenin dhe nuk ka pasur mundësi të bëjë ndonjë gabim.

Ai ka shtuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimi në grupin e aviacionit të Rusisë në Siri.

“Mezi pres derisa të pushoj nga përdorimi i barnave, kështu që mund t’i kthehem shërbimit. Do të kërkoj nga komanda që të më mbajnë në këtë bazë – Kam një borxh për të shlyer, për komandantin tim”, ka thënë ai.

Emri i tij nuk është bërë publik, ndërsa atë në bazën ruse në Siri e kanë sjell Forcat Siriane.

SHKARKO APP