Flet polici i videos së turpshme: Telefonin e lija në tavolina, s’di kush ma bëri

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkoder shpalli moskompetencë për gjykimin e rastit të efektivit të policisë Berhan Bajrakurtaj, i cili u la në burg me afat 30 ditë sipas kërkesës së organit të akuzës. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe kryesuese e saj ishte gjyqtarja Irida Kacerja, prokuror Vat Staka dhe avokat mbrojtës Xhelal Kraja.

Në sallën e gjyqit vetë Bajrakurtaj ka mohuar akuzën për ngacmim seksuale ndaj një të miture. “Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time kur është regjistruar video dhe nuk e di se si është bërë publike. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas i kam vendosur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin, shpesh e kam lënë në tavolina dhe dikush mund të ketë abuzuar. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s’e kam idenë si është shpërndarë video, aq më pak se kush mund të jetë personi” ka përfunduar dëshminë e tij përpara gjykatës.

Vendimi u prit me ankth edhe nga familjarët e policit, të cilët mohuan kategorikisht faktin që Bajrakurtaj të ketë ngacmuar ndonjë të mitur. Ata kërkuan fakte dhe prova për akuzën e ngritur ndaj policit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me të miturën nuk ka punë, në pastë punë ai nuk është vëllai ynë.. Por ato janë rrëna të gjitha, janë skenarë të medias. Videoja është e montuar nga mediat, nga ju. Si mund të arrestohet një njeri pa fakte dhe prova. Nëse vëllai ynë e ka bërë atë gjë, mos daltë nga burgu, nuk na duhet gjë ai vëlla, por nuk e ka bërë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çeshtja do të gjykohet nga trupa që merret me rastet e të miturve në gjykatën e Apelit tashmë. Deri më tani ndaj policit nuk ka asnjë denoncim të kryer qoftë në policinë e Malësisë së Madhe dhe qoftë në atë të Shkodres. Rasti në fjalë ka ngritur pas shumë pikëpyetje që pritet të zbardhen nga organi i akuzës në bazë të hetimeve që po kryhen.

Ora News - I doli videoja e turpshme, flet Afrim Bajrakurti: Nëse e ka bërë nuk është vëllai ynë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?