Flet pronari i Agon Channel: Gjyq ndërkombëtar me qeverinë

 

Pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokurori e Tiranës ndaj biznesmenit italian me akuzat për dyshime në pastrim parash në miliona euro, ka reaguar edhe Francesco Becchetti. Në një interviste telefonike nga Londra për ‘AdnKronos’, biznesmeni italian deklaron se ka nisur procedurat për të hapur një gjyq ndërkombëtar ndaj Shqipërisë.

 “Në fakt nuk do të duhet t’jua tregoja, por sonte do të nis një arbitrazh ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare, për dhunim të traktatit bilateral mes Shqipërisë dhe Italisë”,­ka thënë Becchetti për “AdnKronos”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në intervistën e tij, Beçhetti thotë se “Nuk ka tërmet në Agon Channel”, dhe se akuzat e ngritura janë të paramenduara “për të na trembur, por po kthehet në një rezultat të kundërt.”

Swiss Digital Mobile Reklama
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?