Flet pronari i ndërtesës në Has, kush e ktheu në laborator heroine

Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë pas një ndërhyrje në Has kanë gjetur një laboratot përpunimi të heroinës, ku kanë sekuestruar në të rreth 100 kg Heroinë.

Nga ky operacion janë arrestuar deri më tani 6 persona, ku i është marrë dëshmia pronarit të ambientit, ku u gjet laboratori i heroinës në Has, ndërsa deri më tani janë arrestuar 6 persona.

Pronari i ambientet ku gjet laboratori si dhe lënda narkotike, Xhevit Shuti ka thënë në dëshminë e tij se kishte kontaktuar me një person tjetër për të dhënë ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale.

Swiss Digital Desktop Reklama

I arrestuari Xhevit Shuti refuzon të tregojë emrin e personit me të cilin ka kontaktuar për të dhënë ambientin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Xhevit Shuti është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës. Ai ka thënë në dëshminë e tij se ka pasur kontakte me një person tjetër për të shfrytëzuar ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emrin e tij. I arrestuari tjetër Vehbi Barushi bënte linjën e elektricitetet në ambientin ku u gjet laboratori. Nesër pritet të dalin para gjykatës 5 të arrestuarit për masën e sigurisë”- tha gazetarja Klodjana Lala shkruan BalkanWeb.

Të arrestuarit:

1-Vehbi Barushi

2-Xhevit Shuti

3-Anila Shuti

4-Mustafe Shuti

5-Flamur Çela

6-Biznesmeni turk

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?