Flet psikologia Ikbale Berisha: Martesa me tre gra, është një e drejtë

Rasti i kirurgut Dervish Hasi, tronditi mbarë opinionin publik. Gjykata e Tiranës vendosi ta linte në burg me akuzën “Trafikim të të miturve” dhe “P*ornografi”.

42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.

Lidhur me këtë ngjarje, kanë folur psikologet, Ermela Shllaku dhe Ikbale Berisha Huduti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e fundit si studiuese e fesë islame, sqaroi edhe njëherë deklaratën e saj se femra është e gatshme të martohet kur i vijnë mestruacionet e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nga aspekti fetar, vajza në momentin kur i vjen cikli i parë është e rritur pjesërisht. Por jo mendërisht dhe nuk është e gatshme për martesë. Martesa nuk pranohet nëse nuk është me pëlqmin e prindit deri në moshën 18-vjeçare. Kurrësesi nuk i lejohet pa lejen e prindërve të marrë hapa të mëdha për martesë”.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu, të merren masa edhe për prindërit e vajzës dhe 3 gratë e tjera të kirurgut.

Por sipas Ikbales, nuk është e drejtë të dënohen 3 gratë e tjera, pasi shkel të drejtën e besimit fetar.

“P*ornografia është e ndaluar rreptësisht në islam. Në këtë aspekt është e drejtë të dënohen. Por për shkak të martesës ligji nuk mund t’i akuzojë sepse shkel të drejtën e besimit fetar. Shkak mund të jetë edhe varfëria. Duhet parë bagazhi i 3 zonjave të tjera. Unë edhe si nënë, edhe si gjyshe edhe në islam, kjo është gabim dhe nuk është e lejueshme. Doktori nuk ka të drejtë t’i mbajë në një dhomë”, shprehet psikologia Ikbale Berisha.

Ajo bëri edhe një koment për reagimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili u distancua nga ngjarja përmes një deklarate.

“KMSH nuk e përfaqsojnë gjithë myslimnaët. KMSH nuk ka qenë real në këtë çështje. Sepse ata janë hanefi. Një drejtim tjetër juridik”, thotë Ikbalja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?