Flet studentja që Rama e nxori jashtë nga takimi: Të plotësohen kërkesat tonë, të shfuqizohet Ligji i Arsimit të Lartë
Klodiana Agaj është studentja që u përplas sot me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ishte duke u zhvilluar një takim për prezantimin e Paktit për Universitetin. E ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës Agaj tha se sot në takim me Ramën nuk ishin të pranishëm studentët që janë kundër paktit për shkak se nuk ishin njoftuar.
“Shumë studentë nuk ishin të pranishëm pasi nuk ishin njoftuar. Kryeministri Rama ishte duke folur me superlativa për Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në atë moment doja që të ndërhyja.
Pyetja ime ishte se kur do të plotësoheshin kërkesat dhe kur do të rrëzohet Ligji i Arsimit të Lartë. Sa kohë që Universiteti nuk ka të ardhura të tjera, me uljen e tarifave të Bachelor do të duhet të rriten tarifat që paguhen në master.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/369088350576427/
Nëse Universitetet janë në varësi të ministrive atëherë ku është ekonomia. Studentët e kanë të vështirë që të përballojnë jetesën e tyre kur vijnë në Tiranë. Librat janë të kushtueshëm, fotokopjet janë të vështira për tu realizuar për shkak se ligjërisht është e paligjshme.
Ne si studentë gazetarie nuk kemi laboratorë. Në këtë nismë tonën na kanë mbështetur dhe pedagogët, që të hënën kanë paralajmëruar nisjen e një greve. Çdo ditë kemi vendosur që të diskutojmë gjatë ngujimit dhe bojkotit, ku ka pasur të pranishëm dhe aktivistë, apo pedagogë”, u shpreh Agaj.
Agaj tregon se protesta e tyre do të vijojë dhe në shumicë studentët kërkojnë që të mos rinisë mësimi pa u plotësuar 8 kërkesat.
Ajo ka treguar dhe kushtet e vështira me të cilat përballen studentët, veçanërisht ata që vijnë nga rrethet, pasi kostot e teatrove, transportit janë të larta, ndryshe nga sa iu është premtuar nga qeveria.