Flet trajneri De Biasi për rezultatin e nesërm

 

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e sotme në Yerevan, ku do të luajë ndeshjen e fundit për Eliminatoret e Euro 2016, atë me Armeninë, ndeshja e cila do të luhet  nesër në orën 18:00.

Udhëtimi nga Tirana për në Yerevan ka zgjatur rreth 4 orë. Ndeshja me Armeninë është vendimtare për kombëtaren shqiptarë nëse do të kualifikohet ose jo në Europianin 2016 që do të luhet në Francë.

 “Kur u hodh shorti, po të thaja që luajmë për kualifikim do më merrnit për të çmendur. Situata ku jemi tani është një mrekulli dhe duhet ta përdorim. Nuk jemi të sigurt për asgjë por i dimë aftësitë tona. Ne duam ta fitojmë ndeshjen dhe të gëzojmë tifozët. Humbën disa pikë në dy ndeshjet e fundit dhe tani jemi të tretët. Duhet të jemi të kujdesshëm që mos pësojmë gola në minutat e fundit.”, u shpreh De Biasi, kurse Lorik Cana u shpreh se” Ne po luajmë ndeshjen që vendos fatin e çdo shqiptari”. Ndërsa më konciz ishte Presidenti i FSHF, Armando Duka. Ai tha shkurt se kjo është ndeshje shumë e vështirë por uroj që ta mbyllim me Armeninë”.

Flet trajneri De Biasi:

Si është atmosfera në skuadër pas humbjes me Serbinë?

Atmosfera është e mirë, pavarësisht humbjes në sekondat e fundit të ndeshjes me Serbinë. Ne jemi të fokusuar në ndeshjen e nesërme dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pësojmë ndonjë gol minutat e fundit.

A jeni kaq i bindur te fitorja ndaj Armenisë, në një kohë kur kjo e fundit u ka marrë pikë edhe të mëdhave?

Nuk jemi të sigurt për asgjë, por ne besojmë te kapacitetet tona. Ndeshjet e fundit në grupe patën rezultate të paparashikuara. Ne morëm tri pikë në Serbi dhe Portugali dhe humbëm pikët në shtëpi me këto skuadra. Por nga ana tjetër ne kemi një shans të artë që jemi sot këtu dhe duhet ta shfrytëzojmë atë.

Ndeshjet në transferta ju i luani me një sulmues, po kësaj radhe do të ndryshoni skemë?

Numri i sulmuesve nuk është i rëndësishëm, por rezultati po.

SHKARKO APP