Flet vajza që dogji makinat: E bëra se u ndava nga i dashuri

23-vjeçarja Desara Mançellari, e cila një natë më parë u vuri flakën 4 makinavë të babait të të dashurit të saj, është marrë në pyetje nga policia.

Ajo nuk e ka mohuar përgjegjësinë për atë që ndodhi, ndërkohë është shprehur se e ka bërë nga inati pasi kishin rreth një javë që ishin ndarë me të dashurin.

Për këtë ndarje, sipas Mançellarit ka ndikim nëna e ish-të dashurit. Kjo e fundit nuk e pëlqente 23-vjeçaren.

Ndalimi i saj nga policia u bë pasi u zbulua nga kamerat e sigurisë se ishte kjo që u vuri flakën automjeteve.

Fillimisht Mançellari spërkati me benzinë një prej makinave.

Nga flakët u shkrumbuan plotësisht dy prej tyre, ndërsa u dëmtuan shumë edhe dy makinat e tjera.

Automjetet ishin në pronësi të 56-vjeçarit V.P, babai i ish- të dashurit të Desara Mançellarit.

Lexoni edhe:

Grindet me një djalë, vajza u vë flakën 4 makinave të babait të tij

SHKARKO APP