Flet vëllai i Eglantinës: Nuk e kam vrarë unë motrën, i penduari të tregojë

Kthesë në hetimet për vrasjen e Eglantina Bucit, 23-vjeçarja e cila u qëllua me një plumb në nofullë dhe më pas u gropos dhe u fsheh nga babai dhe vëllai. Shkëlzen Buci, për emisionin “Me Zemër të Hapur”, tha se nuk është ai personi që vrau Eglantinën.

”Si mund ta bëjë unë atë gjë te motra ime! Ça më ka bërë ajo? Unë jam munduar që ta ndihmoj. Jemi rritur me një mijë halle. Nëna më ka braktisur në 93. Më ka rritur njerka. Jemi rritur me halle 4 fëmijë. Personi në fjalë thotë se unë kam vrarë motrën time. Si mund të vë unë dorë te motra ime? Unë i thoja motrës që; “Të lutem na mblidh personat që të mbajnë, që të dëshmojmë në prokurori”. E kam marrë me dhjetra herë prokurorin. Më thoshte; “hiqe këtë emër se nuk është ky”. I di të gjitha këto Blerim Tomini. Janë personat që kanë shfrytëzuar postin e tyre, për të fshirë këtë maskaradë”, tha Buci.

Ngjarja e rëndë që u zbulua pas 8 vitesh, ndërsa trupi i pajetë i të resë u gjet e groposur në Malin me Gropa. Ai tha se nuk ka gisht në vrasjen e motrës së tij, madje as babai i tij. Madje ai shkon edhe më tej dhe thotë që nëse del se ai është autori i vrasjes, nuk do të pranojë që të dënohet por të ekzekutohet.

SHKARKO APP